Qendra Europiane e Medias: Jemi të shqetësuar për urdhrin e mbylljes së RTV ORA

0

Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) reagoi pas urdhrit për mbylljen e RTV ORA.

Në një mesazh thuhet se ata janë të shqetësuar për këtë urdhër.

“ECPMF është e shqetësuar me urdhrin për mbylljen e RTV ORA në Shqipëri për shkak të ‘mosrespektimit’ të masave të Covid-19. Derisa të mbledhim më shumë info, lexoni raportin tonë për Shqipërinë,” thuhet në mesazh.

“Të thuash të vërtetën në Shqipëri është e vështirë sidomos në këto kohë. Një rast i paprecedentë po ndodh. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV ORA”.

Ndërkohë raportet e këtyre viteve të fundit nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë shprehur shqetësimin se liria e medias në vend po njeh vetëm përkeqësim.

Situata u bë më e vështirë gjatë pandemisë, ndërsa sot mbërriti edhe ky urdhër.

Artikulli i mëparshëmMbyllja e RTV Ora/ Bushati: Çdo gazetar që hesht, ‘WC’ e Edi Ramës
Artikulli i radhësDje gjobitën Bashën, sot shefat e policisë mblidhen në një sallë të mbyllur (FOTO)