Projekti “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri, i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu bën thirrje nëpunësve të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe për të ndihmuar në shqyrtimin e dosjeve të prapambetura.
Ishte vetë SHBA, që ngriti shqetësimin e mijëra dosjeve të pashqyrtuara nëpër gjykatat shqiptare, duke thënë se do të punësojë persona, që do të ndihmojnë në shqyrtimin e tyre.
Marrëveshja është nënshkruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe USAID për dosjet që “flenë” në Gjykatën e Lartë. Në dokumentin e plotë sqarohen të gjitha procedurat dhe dokumentet që duhen për të aplikuar, si dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët.