Gjermani/ Plan masash për ti dhënë fund përfundimisht izolimit pas 19 prillit

0

Gjermania ka hartuar një listë me masa, përfshirë këtu detyrimin për të vendosur maska, kufizimin e pjesmarrjes nëpër tubime dhe gjurmimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit. Me këto masa, zyrtarët mendojnë se jeta mund t’i rikthehet normalitetit dhe izolimi mund të përfundojë brenda këtij muaji.

Propozimet, të përfshira në një draft dokument të përpiluar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se masat e ndërmarra do të jenë të mjaftueshme që të ulet numri maksimal i njerëzve që infektohen nga një person tjetër i infektuar nën 1, edhe pas kësaj jeta të kthehet gradualisht në normalitet.

Që ky plan të vihet në jetë dhe të ketë sukses, mekanizmat duhet të arrijnë të gjurmojnë më shumë se 80 për qind të njerëzve me të cilët një person i infektuar ka pasur kontakt në 24 orët e fundit tij pasi është diagnostikuar me COVID-19.

Me këto masa, parashihet që të rihapen shkollat dhe do të fillojnë “të relaksohen” kontrollimet strikte në kufij.

Artikulli i mëparshëmSpanjë apo Itali? Për momentin Lautaro mendon vetëm për vendlindje
Artikulli i radhësCOVID-19/ Epidemiologu kinez tregon se kur do të dalë vaksina