Liqeni bllokohet me shirit/ Eksperti: Mësoni nga bota se terrorizuat miletin

0

Pas mbipopullimit për disa fundjava radhazi, zona e Liqenit Artrificial në Tiranë është bllokuar me shirit për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të parandalimit të COVID-19, dhe qytetarët nuk do të lejohen që të qendrojnë në këtë park.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri të ditur se është shkarkuar shefi i Komisariatit nr.1 për shkak se liqeni u mbush plot me njerëz dy ditë më parë.

Kurse eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka apeluar për moskufizim dhe më shumë liridalje për qytetarët. 

“Nuk bllokohet liqeni! Madje, e kundërta! Mund të mbahet hapur 24 orë, që njerëzit të kenë aktivitetin fizik aq të nevojshëm. Mund të vendosen persona përgjatë rrugëve që t’u kujtojnë njerëzve rregullat e ecjes dhe distancimit në kohën e COVID. Mund të caktohen fasha të dedikuara, p.sh. 5 me 8 për të moshuarit, 9 me 14 për familjarët, 14 me 18 për vrapuesit dhe çiklistët, 18 me 5 e hapur për këdo etj. Ka edhe shumë metoda të tjera, por vetëm mbyllje jo. Transmetimi i virusit në mjedise të hapura, ku njerëzit janë në lëvizje është minimal (madje, sipas disa studimeve, nuk ndodh). Mësoni, o ‘ekspertë’ nga bota, se i nxitë jetën dhe e terrorizuat miletin”, ka shkruar Dasho.

Situata me numrin në ulje të shtrimeve në spital nuk përligj masat e qeverisë. Për epidemiologun Ilir Alihmehmeti, për gati 2 javë nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe për disa ditë me radhë nuk ka pasur asnjë shtrim në spital.

“Secila bashki ndodhet në nivele të sigurta kontrolli të epidemisë. Asnjë vdekje prej 14 ditësh. Asnjë shtrim i ri në spital prej disa ditësh. Asnjë shtrim i ri i rëndë në spital prej shumë ditësh”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale. 

Artikulli i mëparshëmSi mund të testohen 11 milionë banorë të një qyteti brenda 10 ditësh
Artikulli i radhësBardh Spahia denoncon tjetër incident te Ministria e Shëndetësisë: Po hapin zyrat me forcë, çfarë u konstatua më 15 prill