Nëna e Pep Guardiolës, Dolors Sala Carrió, ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus, kanë njoftuar zyrtarët e klubit.
Në një postim në Tëitter klubi i shprehu ngushëllimet më të thella trajnerit, famljes dhe të dashurve të tyre për këtë humbje të rëndë.
Gjatë muajit të kaluar Guardiola dhuroi 1 milion € për fondacionin Angel Soler Daniel dhe Kolegjin Mjekësor të Barcelonës për blerjen e pajisjeve për të luftuar sëmundjen në Spanjë. Deri më tani koronavirusi i ka marrë jetën më shumë se 13,000, duke e bërë atdheun e Pep një nga vendet më të goditura në botë.