Prishja e Teatrit Kombëtar në zemër të kryeqytetit ka tensionuar situatën dhe ka ndezur revoltën jo vetëm të artistëve, por edhe të pupullit, që duket se tashmë ka kuptuar se shpresa e vetme është të protestojë.
Pikërisht për këtë arsye Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njoftoi pak orë më parë për mbajtjen e një proteste ditën e nesërme (e hënë), ora 16:30 tek Ministira e Brendshme. Përmes këtij njoftimi u lajmëruar se aksioni po organizohet per shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunimin e protestuesve nga policia.
Kjo ka bërë që një ndër aktorët e njohur të “Portokallisë”, në më produktivët në këtë spektakël, Florian Binaj, i njohur edhe për qëndrimin kundër prishjes së Teatrit, të bëjë një tjetër regim ditën e sotme, ku ka bërë një parashikim të frikshëm për atë se çfarë do të ndodhë nesër.
“Mbajeni mend! Nesër do të thonë 60 raste të reja infektimi (me koronavirus), kështu që nuk do të lejohet fare dalja nga shpia, në mënyrë që pjesa e mbetur e banorëve të marrin inat ata që protestuan dhe mbrojtën Teatrin”, shkruan Flori në story-n e publikuar në profilin e tij personal në rrjetet sociale.
Ju kujtojmë që mes shumë aktorëve që kanë reaguar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale për shkatërrimin e godinës së teatrit kombëtar, ka qenë dhe Flor Binaj, i cili ka ndarë me ndjekësit përjetimet e tij pas këtij momenti.
“Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time. Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shembën fasadën e teatrit, tashmë çdo vendimmarrje e qeverisë merr kuptim, zgjatja e gjendjes se fatkeqësisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarët mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shembën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre! E turpshme se si një grusht njerëzish janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu. Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin”, ka shkruar Binaj krah videos së fundit në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
Edhe personazhe të tjerë të njohur të ekranit shqiptarë, aktorë dhe këngëtarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke mos rënë dakord me këtë vendim dhe duke theksuar se ky veprim do të ngelet shenjë për shumë kohë tek ta, pasi pjesa më e madhe e kujtimeve të tyre ishin të lidhura me atë godinë.