Një i ri u gjet sot i pajetë në Vlorë, gati i dekompozuar në trupin e tij.
Viktima dyshohet se është Martin Seleni, 34-vjeçar nga Vlora.
Ky i fundit u raportua i humbur nga familja më datën 4 maj pasi ishte larguar nga shtëpia për të marrë rrogën.
Pranë viktimës policia gjeti edhe xhupin e kuq, që kishte veshur ditën që ai doli nga banesa.
Çka rrit dyshimet se trupi i gjetur është i tij.
Mësohet se Seleni punonte në një fasoneri, ndërkohë mbeten mister shkaqet që mund të kenë sjellë vdekjen e tij.
33 vjeçari është parë për herë të fundit rreth orës 15:30 të datës 4 maj teksa dilte nga fasoneria ku punonte teksa po shkonte në bankë për të marrë rrogën.
Pas asaj kohe familjarët, miqtë nuk kanë patur asnjë informacion për të.
Policia e Vlorës e ka gjetur kufomën rreth orës 19:00 si rrjedhojë e raportimeve të banorëve të zonës të cilët filluan të ndiejnë aromën e rëndë.
Kufoma e pajetë është gjendur në një ndërtesë të braktisur në lagjen “Kume” e cila përdoret për konsumimin e lëndëve narkotike nga individët.
Dyshohet se ka vdekur nga mbidoza e lëndëve narkotike pasi edhe sipas personave që e njohin është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.
Identifikimi i tij është i vështirë, por nga veshja që mban është po ajo që ka përshkruar familja e tij në momentin e shpalljes i humbur.