Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel paraqitën të hënën një plan të përbashkët për të nxitur rimëkëmbjen e BE-së për të dalur nga kriza e koronavirusit, pas disa javësh debati se si do të vendosen miliarda eurot e nevojshme për t’i dhënë fund një recesioni të dhimbshëm.
Macron dhe Merkel synojnë të përcaktojnë “një iniciativë franko-gjermane për t’iu përgjigjur në nivelin evropian krizës së krijuar nga Covid-19, në fushat e shëndetit, rimëkëmbjen ekonomike, tranzicionin mjedisor dhe dixhital dhe sovranitetin industrial”, tha Presidenca Franceze .
Evropa sapo ka filluar të dalë nga bllokimet që u vendosën për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, i cili ka goditur fuqishëm ekonomitë kombëtare. Por ndarjet midis anëtarëve të BE-së se si të krijojnë një plan të përgjithshme kanë penguar deri më tani veprimin gjithëpërfshirës.