Pamjet e dhunimit të gazetarit Alfred Lela, në ditën e shembjes së teatrit Kombëtar kanë bërë tashmë xhiron e të gjitha mediave dhe rrjeteve sociale. Por kamera e televizionit Report Tv ka pasur cilësinë dhe kënëdin më të mirë për ti treguar publikut, jo vetëm dhunën mizore të gazetarit nga policia, por edhe goditjen e tij nga një person civil deri më tani i pa identifikuar. Më në fund ka qenë vetë gazetari që duke pyetur burime mirëdashëse në polici ka zbuluar identitetin e dhunuesit që dukej në pamje si pjestar i një falange banditeske.
Ai quhet Altin Lila dhe aktualisht mban postin e shefit të komisariatit nr 5, i cili më parë ka qenë shef në sektorin e vrasjeve në drejtorinë e policisë Tiranë. Lela ka rrëfyer kështu në Top Story këtë episod: “Kapërceva atë gardhin e shenjtë të Altin Lilës, se kështu quhej ai zotëria civil. Se më kërkojnë mua dokumentin e identifikimit, që duan apo s’duan jam person publik dhe shefi i komisariatit numër 5 pa asnjë lloj distinktivi, pas asnjë mjet identifikimi më dhunoi, pra një zyrtar i lartë i policisë. I kam marrë emrat e të gjithëve jo se jam bërë gati të qis pushkë por se dua të ndërtoj një skedë. Kam ndërmend ta hedh në gjyq policinë e shtetit. Kam ndërmend ta çoj në DASH kam folur me disa organizma europianë dhe s’kam ndërmend ta lë këtu. Më kanë parë aq shumë policë atë ditë sa nuk më kanë parë gjithë jetën”, deklaroi Lela.