Murrizi shigjeton politikën shqiptare: Flisni me kode, jeni bërë shejtanër. Kushtetutën e keni bërë shoshë

0
Murrizi 1

Deputeti i opozitës Myslym Murrizi deklaroi se deputetët e maxhorancës flasin me kode, ndërsa theksoi se Kushtetuta është bërë shoshë në këto vite.

Nga salla e Kuvendit ai theksoi se e gjithë politika shqiptare, duke thumbuar dhe opozitën jashtëparlamentare, kanë një hall sipas tij të përbashkët për reformën zgjedhore.

“Lutje me zemër në dorë e Damianit për lojërat e vjetër që “hajde të ruajmë këtë që kemi”. Për fjalët me kode jeni bërë shejtanër, dmth “mos hajde” që të ngeli ky që është, ju e keni bërë Kushtetutën shoshë. Në 30 vite shqiptarët dolën rrugëve që themelet e shtetit të drejtës të ishte vota e lirë, keni hallin e përbashkët po ju hyn ujë nga poshtë. Ndërkombëtarët së fundi besoj të jenë zgjuar për t’ja u parë në kokërr të syrit pazaret që në emër të mos-prekjes së Kushtetutës të mbani me zor karriget tuaja pa qene të votuar prej shqiptarëve”, tha Murrizi.

Artikulli i mëparshëm3 gjërat që duhet të dini para se të bëheni shoqe me Binjakët, shenjën më FANTASTIKE të horoskopit
Artikulli i radhësKështu duket Loredana kur është pa grim