Juventus është kthyer të stërvitet në fushat e Continassa, ndërsa është ende në pritje për rifillimin e kompeticioneve zyrtare. Ndërkohë, futbollistët i gëzohen fushës, që mungonte prej shumë kohësh.
Cristiano Ronaldo, gjatë këtyre dy muajve, nuk e ka humbur aspak shembullin e dedikimit e shpirtin e sakrificës kur vjen puna tek stërvitja dhe ka dashur të festojë këtë rikthim me një postim në Instagram.
“Work hard play hard” – ka shkruar CR7, duke huazuar kështu sloganin klasik të motivimit në stërvitje.