Basha përkujton Falcone-n: Ndëshkimi i korrupsionit politik, parakusht për integrimin

0

Kryetari i PD Lulzim Basha ka përkujtuar sot Giovani Falconen, një figurë e shquar e drejtësisë italiane, që u ekzekutua 28 vjet më parë nga Mafia dhe u shndërrua në simbol të drejtësisë.

“Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha në Twitter.

Reagimi tij ka ardhur në vijim të mesazhit të ambasadorit të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili e ka përkujtuar sot Falconen me një shënim në Twitter.

“Kanë kaluar 28 vjet që kur mafia vrau Giovanni Falcone. Por jo shembullin e tij, angazhimin e tij moral, idetë e tij. Njerëzit ikin, idetë mbeten,” ka nënvizuar Soreca.

Artikulli i mëparshëmTifozi simbol i Spanjës dhe tamburi i tij i pandarë nga 1979: “Jam i detyruar ta shes”
Artikulli i radhësImuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj