Itali/ Numri i vdekjeve po ulet gradualisht. 65% e të prekurve po e kalojnë sëmundjen në shtëpi

0

Nga Italia shifrat e të vdekurve janë sërish të larta. Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID, në këto 24 orë ka shkuar në 604. Mësohet se deri më tani ka shkuar në 17.127 numri i viktimave në total.

Mediat italiane bëjnë me dije se brenda 24 orëve janë regjistruar 3.039 raste të reja. Aktualisht ka shkuar në 135,586 numri në total i të prekurve me COVID-19.

Kujtojmë se Italia është vendi i goditur më rëndë nga koronavirusi i ri, sa i takon numrit të viktimave.

Artikulli i mëparshëmWhatsApp i shpall lufte “Fake News”
Artikulli i radhësCeferin: Optimist për mbylljen e sezoneve të Serie A dhe La Liga