Princ William:Fëmijët erdhën pas ngjarjeve traumatike

0

Pavarësisht izolimit dhe qëndrimit në shtëpi, princ Harry është kujdesur që ta vazhdojë me të njëjtin intensitet punën dhe kontributin e tij në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.

Gjatë dokumentarit të ri për BBC, William preku momente shumë delikate në jetën e tij, si ardhjen në jetë të një fëmije apo humbjen e nënës së tij, princeshë Diana-s, gjithnjë duke i lidhur me ndikimin që këto ngjarje patën në shëndetin e tij mendor. “Unë dhe Catherine e mbështesim njëri tjetrin dhe përfshihemi bashkë në të tilla momente. Në evoluojmë dhe mësojmë të dy, por mendoj që gjërat më emocionet më të mëdha vijnë atëherë kur nuk e pret ose kur mendon se e ke hedhur pas krahëve një ngjarje.” Princ William foli gjithashtu për ndjesitë e para të prindërimit si dhe për humbjen e dhimbshme të nënës së tij.

“Të kesh fëmijë është momenti më i madh që ndryshon jetën! Mendoj që kur ke kaluar diçka traumatike në jetë si përshembull; babai yt nuk është aty pranë, nëna ka vdekur kur ti ke qenë i ri, gjithë emocionet të kthehen me fuqinë e erës sepse është një fazë e vështirë e jetës ku askush s’të ndihmon dot për t’ja dalë. Pastaj, kur ata erdhën gjërat ndryshuan. Eshtë padyshim një nga momentet më të bukura dhe më të frikshme në jetën time.”- përfundoi ai.

Artikulli i mëparshëmE veja e Kobe Bryant, Vanessa, do të marrë trashëgimi prej 200 milionë Dollarësh
Artikulli i radhësOrakulli i Surrelit: Në tetor mbi kokën tuaj do shfaqet një re me gjemba…