Trafikonte kokainë nga Spanja drejt Italisë, arrestohet elbasanasi në kërkim ndërkombëtar

0

Interpol Tirana në bashkëpunim me departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe autoriteteve policore italiane, lokalizuan në Elbasan dhe arrestuan shtetasin A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafik narkotikësh” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim për ta shitur në Itali.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Artikulli i mëparshëmTakimi me Yuri Kim, Lulzim Basha: Zgjedhje të lira për t’u shkëputur nga e shkuara
Artikulli i radhësRriten shpresat për kurën/ Zbulohet një tjetër antitrup i aftë të shkatërrojë COVID-19