Gjiknuri: Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk mund të bëhet brenda 31 majit

0

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka konfirmuar edhe njëherë, se ndryshim sistemi zgjedhor brenda 31 majit nuk do të ketë, duke dalë edhe njëherë kundër propozimit danez të propozuar nga Amerika, proporcional me lista të hapura. Në një intervistë për “Abc News”, Gjiknuri përsëriti edhe njëherë se çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë. Më tej ai shtoi se edhe palët kanë rëndë dakord, pasi ndryshimi i sistemit zgjedhor përfshin edhe Kushtetutën.

“Asnjë nuk ka hequr dorë nfa afati i 31 majit sepse ushtrojnë presion pozitiiv tek palët. Deri në 31 maj kemi të gjithë mundësitë që rë gjejmë marrëveshje. 31 qendorn dhe është datë e rëndësishmr , prandaj vendosëm që të punojmë intensivisht. Çështja e sistemit zgjedhor kërkon shumë kohë, nuk mumnd të rezalizohet brenda 31 majit, palët kanë rënë dakord se meqë përfshin kushtetutën, kjo do të kërkojë debat dhe konsult shumë të gjerë dhe nuk do të ishte e mundur që brenda 31 majit mund të adresonin ribërjen e sistemi zgjedhor“, tha Gjiknuri.

Të njëjtin qëndrim, Gjiknuri e përsëriti edhe para një javë gjatë seancës parlamentare. Ai u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Në tryezën e reformës zgjedhore, vetëm deputetja Rudina Hajdari ka dalë kundër sistemit aktual, duke kërkuar me forcë ndryshimin e tij. Ambasada amerikane ndërkohë ka propozuar modelin danez, proporcionale me lista të hapura, duke kapur në befasi PD dhe PS, të cilat nuk janë të gatshme për ndryshim./ Abc

Artikulli i mëparshëmAmbasadorja e SHBA në krah të Bashës: Diskutimi ynë me fokus nga e ardhmja, jo nga e shkuara
Artikulli i radhësSkandali/ Ja pse Edi Rama është kryetari i vërtetë i KED