FIFA ka pezulluar presidentin e Federatës së Haitit, Ives Zhan-Bart për 90 ditë, për shkak se akuzohet për abuzime seksuale.
Zhan-Bart ka mohuar të gjitha akuzat në drejtim të tij, por Komisioni i Etikës ka vendosur ta pezullojë atë për 90 ditë. Akuzat që rëndojnë për presidentin e Federatës së Haitit janë se ai ka detyruar vajzat e kombëtares të kryejnë marrëdhënie me të.
Kjo thuhet se ka ndodhur në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar, ku Zhan-Bart i ka kërcënuar vajzat që nëse nuk kryenin marrëdhënie me të, atëherë do e humbnin vendin në kombëtare.
Shumë shpejt pritet të merret një vendim përfundimtar për presidentin në fjalë, por si fillim ai është pezulluar për 90 ditë nga çdo aktivitet futbollistik.