Në Kakavijë ndodhen 15 shtetas shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale. Në këtë doganë kufiri është izoluar dhe janë vendosur porta hekuri për të mos lejuar kalimin e emigrantëve ndërsa puna është ndërprerë. 15 emigrantët kërkojnë që të kalojnë në territorin shqiptar. Kërkesa e tyre është që mund të vetëkarantinohen në banesat e tyre dhe jo në hotele pasi nuk kanë mundësi ekonomike.
27 emigrantë që po qëndronin prej 4 ditësh të bllokuar në Kapshticë gjetën zgjidhje duke u karantinuar për 14 ditë në një hotel në Korçë, nën vëzhgimin e policisë. Por të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë jashtë kufirit me Shqipërinë.
‘Kërkojmë vëtëkarantim në shtëpi, jemi të pamundur të paguajmë detyrimet që ka vënë qeveria. Shumica prej nesh kanë qenë në Greqi për punë dhe kemi punuar punë ditore. Jemi pa ngrenë, pa pirë, kërkojmë mbështetje’,- u shpreh njëri prej emigrantëve që ndodhet në tokën neutrale