Koronavirusi/ Shperthimet spitalore rrëzojnë propagandën e Ramës

0

Shpërthimet e koronavirusit në vend po ndodhin në vende ku mund të ishin parandaluar, si në fasoneri apo në ‘call center’.

Por një shpërthim i madh u konfirmua së fundmi edhe në QSUT. Në fakt, infeksionet nosocomiale, me origjinë nga spitalet, nuk janë një gjë e re në vendin tonë.

Rasti i Shkodrës është ilustrimi më flagrant, kur spitali u kthye në një vatër të rrezikshme, por sërish qeveria nxitoi që t’ua hedhë fajin qytetarëve të Shkodrës, duke i akuzuar si të papërgjegjshëm.

Edhe në rastin e Kukësit, shpërthimi ndodhi në spital. Edhe në Durrës.

Në mënyrë të frikshme, djali i një prej viktimave të parë të koronavirusit në vend, me origjinë nga Kavaja, tha se babai i tij do dilte nga spitali, por i thanë se ishte prekur nga koronavirusi. Ai dyshon se ai e mori sëmundjen vdekjeprurëse në spital.

E gjitha kjo rrëzon të gjithë propagandën e Ramës se i ka mbrojtur bluzat e bardha nga koronavirusi. Aq më tepër, bie gjithë propaganda e tij në mbrojtje të koncesioneve, që duhet t’i bënin spitalet më të pastra dhe më të sigurta nga sëmundjet.

Artikulli i mëparshëmNdahet nga jeta “babai i kumarit”, kishte 17 fëmijë dhe 6 miliardë USD pasuri
Artikulli i radhës‘Unë e vendos sa raste ka, unë e vendos kur do bëni plazh’