Emergjencat Civile raportojnë se në 24 orët e fundit në Itali ka pasur 70 viktima nga koronavirusi, 8 viktima më pak se 1 ditë më parë.
Ndërsa numri i rasteve të reja është rritur, duke shkuar në 593, pjesa më e madhe e të cilëve vijon të jetë në Lombardi.
Ndërkohë numri i viktimave në total është 33.142, ndërsa numri total i të prekurve është 231.732. Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 3.503 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 150.604. Totali i rasteve aktive në Itali është 47.986, rreth 3000 më pak se dje.