Policia bullgare sekuestroi të mërkurën kokainë me vlerë tregu 44 milionë dollarë, në një apartament në Sofje.
Sipas Reuters, një ditë më parë pronari i apartamentit ishte arrestuar pasi i ishin gjetur në makinë 40 kg kokainë, por me sa duket në shtëpi mbante të fshehur pjesën më të madhe të lëndës narkotike.
Në banesë u gjetën në total 327 pako me peshë thuajse 1 kg secila, të shënjuara me logo makinash dhe letrash bixhozi. Policia bëri të ditur se bëhej fjalë për kokainë të pastër me vlerë tregu rreth 44 milionë dollarë. Destinacioni i lëndës narkotike ishte Europa perëndimore dhe Azia.
Bullgaria, thotë Reuters, prej vitesh shërben si rrugë kalimi e lëndëve narkotike dhe mallrave kontrabandë mes Europës dhe Azisë jugperëndimore.