Dilema: Sa herë duhen larë flokët?

    0

    Është një debat që ka nisur prej vitesh dhe dilema është e madhe: më shpesh apo më rrallë? Sa herë në javë konkretisht?

    Hapers Bazaar ka biseduar me ekspertët.

    Së pari duhet të zbulosh çfarë lloji flokësh ke për të ditur më pas sa herë t`i lash. Se flokët janë të llojeve të ndryshme, ashtu si edhe lëkura e fytyrës. Ndaj edhe një shampo nuk është njësoj për të gjithë, ashtu si kremrat.

    Testi i fijes

    Merr një fije të vetme mes gishtave dhe:

    Nëse nuk e ndjen ke flokë të imët

    Nëse e ndjen ke flokë të mesëm

    Nëse të rëndon ke flokë të trashë

    Testi për gjendjen

    Merr sërish një fije dhe zgjate përmes gishtërinjve.

    Nëse këputet menjëherë ke flokë me elasticitet të ulët dhe jo aq të shëndetshëm.

    Nëse tendoset në 50% të gjatësisë origjinale të flokut atëherë keni flokë të shëndetshëm.

    Këshillat e ekspertit për flokë të imët

    Njerëzit me flokë të imët kanë më shumë gjendra vaji në kokën e tyre dhe ndaj i kanë më të yndyrshme. Mund t`i lajnë edhe çdo ditë. Vetëm kujdes, duhet gjetur shampoja e përshtatshme dhe të thahen plotësisht.

    Këshilla për flokë të mesëm

    Mund t`i lani një ditë po, një ditë jo. Për shampon duhet të këshilloheni sërish me ekspertët.

    Flokët e trashë mund të lahen më rrallë. Dy herë në javë do ishte e mjaftueshme.

    Diçka tjetër që nuk duhet harruar është gjatësia. Flokët e gjatë janë në gjendje të mirë tek rrënjët dhe me problem tek majat, kështu që në maja duhet aplikuar zbutësi i duhur.

    Ç`ndodh nëse i lan më pak seç duhet?

    Njësoj si me fytyrën do ndjeni acarim dhe kruajtje.

    Kujdes i madh duhet me krehjen. Nuk duhet bërë asnjëherë kur floku është i njomë, pasi është më delikat dhe këputet më shpejt.

    Artikulli i mëparshëmAnulohet takimi i planifikuar për muajin Maj mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor
    Artikulli i radhësA mundet që një fshat i vogël kodrinor në pranë Romës në Itali të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej mistereve të koronavirusit?