Një peshkarexhë me emrin ‘Anxhela’ dhe me 3 marinarë në bord është djegur 6 milje nga bregu i detit në Durrës.
Peshkarexha mori flakë prej një shkëndije elektrike në bateri teksa është djegur e gjitha por fatmirësisht janë shpëtuar 3 marinarët në bord.
Marinarët rrezikuan jetën por në vendngjarje po shkojnë Rojet Bregdetare dhe Policia Kufitare që do të evakuojnë marinarët, kurse peshkarexha nuk mund të shpëtohet.