Presidenti Javier Tebas e ka lajmëruar, por që të bëhet zyrtare duhet aprovimi i Ministerisë së Shëndetit spanjolle: La Liga do të riniset në 11 qershor për të përfunduar në 19 korrik.
Një tour de force i gjatë 39 ditë të pandërprera ndeshjesh.
Do të rifillohet me derbin mes Betis e Sevilla. Gjithnjë në 11 do të luhen minutat që duhen për të mbyllur Rayo Vallecano-Albacete që ishte pezulluar.
Kështu, kampionati spanjoll do të jetë cdo ditë me dy fasha orari: 19,30 e 21,30 ose 22, të cilave do ti shtohet një tjetër në fundjavë në 17,30.
Deri në fund të kampionatit mungojnë 11 javë e klasifikimi sheh Barcelonën përpara me dy pikë nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid.
La Liga ka kështu një datë të fiksuar për rinisjen, duke përjashtuar ndonjë befasi, e ka përcaktuar edhe ditën e nisjes së temporadës 2020-2021: në 12 shtator. Midis, Kupat europiane, për një verë pa mbarim.