Leo Varadkar, kryeministri i Irlandës, ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Iralandëz për të luftuar koronavirusin nga një pozitë tjetër.
I diplomuar për mjekësi në Trinity College Dublin ai e la profesionin në 2013, kohë kur vendosi se të bëhej politikan.
41- vjeçari do të shërbejë një herë në javë duke kontribuar si mjek në një prej spitaleve të zonës së Dublin dhe tashmë është regjistruar edhe në Këshillin Mjekësor të Irlandës.
Edhe partneri i kryeministrit, gjithashtu me profesion mjek, është në rradhët e bluzavetë bardha që po luftojnë për të shpëtuar pas shpërthimit të koronavirusit në Irlandë.