
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbikqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për personelin shëndetësor shqiptar.
Ajo u shpreh se është krenare për dhurimin ndaj Shqipërisë që është aletate e SHBA.
Më parë lajmin e bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu e cila falenderoi Yuri Kimin për këtë ndihmë.
STATUSI I YURI KIM
“Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë”. Ambasadore Yuri Kim