Shqipëria dhe të gjitha vendet e botës duhet të vendosin si prioritet themelor përforcimin e fuqisë punëtore në sektorin e shëndetësisë, sidomos infermierëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se, një studim i fundit në rang global ka gjetur boshllëqe të mëdha në fuqinë punëtore të sektorit të shëndetësisë. Infermierët përbëjnë pak më shumë se gjysmën e të gjithë punonjësve në shëndetësi kudo në botë, ndërkohë që ata ofrojnë shërbime jetësore në të gjithë sistemin shëndetësor.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në një studim të posaçëm mbi rezistencën e vendeve në zhvillim për të përballuar krizën e Covid -19 evidentoi se një nga pikat e dobëta të Shqipërisë është numri i ulët i stafeve shëndetësore për banorë.
“Sot, shumë infermierë e gjejnë veten në vijën e parë në betejën kundër Covid-19″ tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH. ‘Ky raport është një kujtesë e ashpër e rolit unik që ata luajnë, dhe një thirrje zgjimi për të siguruar që ata marrin mbështetjen e nevojshme për të mbajtur botën të shëndetshme”, shtoi ai.
Raporti nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) evidentoi se sot ka vetëm më pak se 28 milionë infermierë në të gjithë botën. Midis 2013 dhe 2018, numri i infermierëve u rrit me 4.7 milionë, por ka mungesë globale janë edhe për 5,9 milionë infermierë.
Boshllëqet më të mëdha gjenden në vendet në Afrikës, Azisë Jug-Lindore dhe në vendet e Mesdheut lindor ku përfshihet edhe Shqipëria, si dhe në disa vende të Amerikës Latine.
Raporti zbulon se 80 % të infermierëve mbulon 50% të popullsisë së botës, gjysma tjetër vetëm nga 20%.
Një në tetë infermierë punon në një vend tjetër nga ai i lindjes.
Plakja e popullsisë kërcënon fuqinë punëtore të infermierëve, pasi një në gjashtë infermierë pritet të dalë në pension në 10 vitet në vijim.
OBSH rekomandon se Shqipëria dhe vende të tjera në të njëjtat kushte ose më keq duhet të rrisin numrin infermierëve të paktën me 8% në vit. Vendet në zhvillim duhet të rrisin shpenzimet për stafet mjekësore se paku me 10 dollarë në vit.
“Bota ka nevojë për miliona infermierë më shumë, dhe ne u bëjmë thirrje qeverive të bëjnë gjënë e duhur, të investojnë në këtë profesion të mrekullueshëm që vetëm infermierët mund të bëjnë. ” komentoi OBSH.
Rreth 90% e të gjithë infermierëve janë femra, megjithatë pak infermiere gjenden në pozicione të larta drejtuese, pasi pjesa më e madhe e atyre pozicioneve mbahen nga burra.
Teksa bota po shkon drejt plakjes gjithnjë e më shumë infermierë do të duhen.
Vendet duhet të rrisin fondet për të arsimuar dhe punësuar më shumë infermierë, sugjeron OBSH./monitor.al