Basha: Mijëra familje të lëna braktisura nga shteti, duhet një plan për ti mbështetur (VIDEO)

0

Lulzim Basha në një postimi në Facebook shprehet se, me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet asnjë ditë.

“Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI”, shkruan Basha.

Postimi i plotë: 

Me mijëra njerëz në të gjithë vendin tregojnë mungesën e ndihmës dhe braktisjen nga shteti. Të përjashtuar nga plani i qeverisë, çdo ditë që kalon, për ta është një ditë pa bukë.

Duhet një plan i mirëmenduar mbështetjeje për të gjithë familjet shqiptare sipas nevojës dhe kushteve të secilit. Pagesa e mbijetesës për këdo që ka humbur punën nuk mund të vonohet më asnjë ditë!

Qeveria e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore të garantojë shëndetin dhe jetesën e çdo shqiptari. I bëj edhe një herë thirrje të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike dhe të rrisë buxhetin për emergjencën! Koha është TANI!

Artikulli i mëparshëmShokuese/ Viktimat e COVID-19 në New York, groposen në një varr masiv
Artikulli i radhësZyrtarja e lartë shkel rregullat e karantinës