Shokuese/ Viktimat e COVID-19 në New York, groposen në një varr masiv

0

Pamje shokuese vijnë nga SHBA, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre masive në ishullin Hart, në skajin perëndimor të Long Island Sound, në veriperëndim të Bronx-it, New York.

Autoritetet e Nju Jorkut po vendosin në funksion varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000. Ekipet shtetërore po i varrosnin në ishull trupat e pajetë, siç mund t’i shihni në këto pamje të marra me dron nga Associated Press.

Ju kujtojmë se varrezat në Nju Jork janë tejmbushur, ndaj një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.

Artikulli i mëparshëmJa arsyet pse ju refuzohet kerkesa për “pagën e luftës”
Artikulli i radhësBasha: Mijëra familje të lëna braktisura nga shteti, duhet një plan për ti mbështetur (VIDEO)