
Rifillimi i sezonit aktual të kampionatit italian është gjithnjë e më larg, duke qenë se kryeminitri i Italisë, Xhuzepe Konte ka firmosur dekretin e ri për shtyrjen e aktiviteteve sportive deri datë 3 maj.
Në dekretin që mban firmën e kryeministrit lexohet qartë se ndalohet çdo lloj aktiviteti sportiv në vende publike apo dhe private, si dhe çdo lloj seance stërvitore.
“Deri datë 3 maj, çdo lloj aktiviteti dhe kompeticioni sportiv i të gjitha formave dhe disiplinave është i pezulluar, qoftë në vende publike apo private. Seancat stërvitore për atletët profesionistë dhe joprofesionistë në impiantet sportive të çdo lloj forme janë gjithashtu të pezulluara,” shkruhet në dekret.