Arma e fshehtë që i jep fuqi Meksikës të frenojë uljen e prodhimit të kërkuar nga OPEC+

0

Ndërsa Meksika dhe Arabia Saudite luftojnë për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mbi çmimet e naftës, Meksika ka një armë të fuqishme mbrojtëse: një fond masiv në Ëall Street që e mbron atë nga ulja e cmimeve të naftës.

Me bisedimet, tashmë në ditën e tyre të tretë, fondi sovran i naftës meksikane, e cila i siguron vendit mbrojtje kundër çmimeve të ulëta konsiderohet si një sekret shtetëror. Ai është një faktor që mund ta bëjë vendin më të fortë në bisedimet për të pranuar marrëveshjen e OPEC + mbi uljen e prodhimit të naftës.

Nëpërmjet fondit Meksika ka të drejtën të shesë naftën e saj me një çmim të paracaktuar. Kjo është një formë ekuivalente e një police sigurimi: bankat e vendit fitojnë nga çmimet më të larta por gëzojnë sigurinë e një cmimi dysheme, i cili i mbon nga humbjet. Pra, nëse çmimet e naftës mbeten të ulëta ose ulen akoma edhe më tej, Meksika do të vazhdojë të shesë me cmime të paracaktuara naftën e saj.

Fondi nuk është arsyeja e vetme që Meksika po reziston ende. Por ajo forcon pozitën e vendit dhe e bën atë më pak të vështirë për tu bindur për një marrëveshje, sesa vendet e tjera buxhetet e të cilëve janë shkatërruar nga rënia e çmimeve të naftës që prej fillimi i vitit – së pari për shkak të koronavirusit dhe më pas për shkak të luftës së çmimeve të nisur nga Saudite Arabia.

Arsyeja kryesore që e shtyn Presidentin Andres Manuel Lopez Obrador, një populist i krahut të majtë, për t’i rezistuar marrëveshjes është premtimi i tij për të ringjallur prodhimin e naftës përmes Petroleos Mexicos në pronësi të shtetit. Ulja me 400,000 fuçi në ditë për t’u pajtuar me marrëveshjen e OPEC +, në vend të uljes me 100,000 fuçi në ditë që Meksika i ka propozuar Arabisë Saudite, do të vononte planin e tij ambicioz për kthimin e Pemex në lavdinë e saj të mëparshme.

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmItali/ Pashkët sjellin mbarësi për italianët. Rënie e ndjeshme e numrit të viktimave 431 persona në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësBoris Johnson kthehet në shtëpinë e tij. Video-mesazh në Twitter pas spitalit: S’kam fjalë të shpreh borxhin ndaj mjekëve që më shpëtuan jetën!