Në një rrugicë në zonën e bllokut një pemë ka marrë flakë papritur. Pema që ishte e prerë nga sipër dhe ndodhej shumë pranë dyqaneve dhe banesave është mbuluar nga flakët, ndërsa qytetarët janë përpjekur ta shuajnë duke i hedhur ujë nga ballkonet.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vend kanë shkuar edhe efektivë policie.