Tottenham vendos të paguajë rrogën e plotë për të gjithë lojtarët

0

Përball presionit dorëzohet edhe Tottenham si edhe Liverpool dhe tërhiqen nga vendimi për të nxejrrë në asistentë të gjithë punëtorët e klubit. Londinezët ishin nga të parët, që për të përballuar pasojat negative në financa si pasojë e ndërprerjes së futbollit, vendosën të merrnin këtë masë drastike që u shoqërua me shumë polemika.

Ndërkohë që, drejtuesit e Tottenham u përballën edhe me presionin e madh të tifozëve, ish-lojtarëve dhe futbollistëve të skuadrës aktuale. Kjo ka sjellë tërheqjen e klubit londinez, që me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se punëtorët do të marrin të plotë pagën e tyre për muajt prill dhe maj. Ndërkohë, pagat do të reduktohen vetëm për drejtuesit e klubit. Më parë, edhe Liverpool ishte tërhequr nga plani për të nxjerrë në asistencë punëtorët e klubit.

Artikulli i mëparshëmRama/ Paketa e dytë ekonomike: nga 20 Prill do fillojnë të derdhen paratë, brenda muajit Maj një pjesë e punonjësve do të kthehen në punë
Artikulli i radhësCOVID – 19/ 14 vende në botë eksperimentojnë pagesat direkte për të kompensuar dëmin financiar