Ulen çmimet e naftës në Shqipëri. Konsumi i papërfillshëm- shprehen operatorët

0

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme me 6 lekë për litër, duke zbritur për të tretën herë gjatë këtij viti, me një total rënie prej 18-20 lekë për litër.

Kastrati, operatori më i madh i shumicës dhe i pakicës në tregun shqiptar, ka qënë e para e cila ka ndjekur uljen e çmimeve ndërkombëtare, duke e reflektuar atë në çmimet e pakicës në vend.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, nafta dhe benzina tregohen me 158 lekë për litër, nga 164 që ishin më parë.

Në tregun vendas, operatorët pohojnë se konsumi është mjaft i dobët, ndonëse është gjallëruar lehtë pas lehtësimit të kufizimit të lëvizjeve.

Por, gjithsesi, konsumi vijon të mbetet në nivelet e 15-25% të para krizës. Transporti ndërurban është i bllokuar, lëvizjet për në aeroporte dhe kufi gjithashtu.

Operatorët e tregut pohojnë se çmimi ka arritur në nivele minimale, pasi taksat që rëndojnë mbi naftën janë shumë të larta dhe përbëjnë rreth 60% të çmimit.

Artikulli i mëparshëmYazmin thyen karantinën për stërvitje, merr dhe paparacin “me vete” (FOTO)
Artikulli i radhësRonaldo argëtohet me vajzën e tij, shikoni si e kthen në girë