Lajmi i shumëpritur/ Ja kur mund të rifillojë Seria A

0

Të shumta janë dilemat për sa i përket sezonit aktual të Serisë A, të ndërprerë për shkak të pandemisë të Koronavirusit. Në mediat italiane kanë qarkulluar hipotezat e para, për sa i përket rifillimit të kampionatit.

Sipas Federatës së Futbollit të Italisë, klubet mund të fillojnë me stërvitjet më 4 maj dhe me 30-31 maj të zhvillohen takimet e para.

“Serie A mund të mos rikthehet e njëjtë, por ajo mund të rifillojë të luahet në muajin maj me dyer të mbyllura. Të gjithë janë duke i parë mundësitë, mirëpo do të jetë një rrezik, por që mund të menaxhohet, nëse tregojmëkujdes.

Federata tashmë i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë që lojtarët, stafi dhe të gjithë aktorët e tjerët mos të rrezikohen. Lojtarët thuhet se do të testohen pas çdo takimi, në mënyrë që të evitohen infektimet”, ka thënë drejtori i sëmundjeve infektive në Itali, Xhovani  Reca.

Artikulli i mëparshëmLautaro Martinez mesazh dashurie Inter, pavarësisht zërave që e çojnë te Barcelona
Artikulli i radhësVanda Nara “ngre temperaturat” me foto hot nga izolimi