Yuri Kim vlerëson Metën, Ramën, dhe Bashën. Mbreslënëse ti shohësh të bashkëpunojnë

0

Ambasadorja amerikane ka vlerësuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke theksuar se është mbresëlënëse të shohësh Metën, Ramën dhe Bashën të bashkëpunojnë.

Sipas saj kjo është udhëheqja e vërtetë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID-19.

STATUSI I YURI KIM

“E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse për të parë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha  & Udhëheqës të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga # COVID19. Udhëheqja e vërtetë.” – është shprehur ambasadorja Kim

Artikulli i mëparshëmGreqia njofton pezullimin e fluturimeve deri më 15 Maj
Artikulli i radhësKisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë jep një njoftim të rëndësishëm për besimtarët e saj lidhur me Pashkët Ortodokse.