Pensionistët nesër paradite mund të dalin për ajrosje. Rama jep lajmin e mirë

0

Ditën e nesërme, deri në orën 11 të paradites, pensionistët mund të dalin për ajrosje dhe vetëm të shoqëruar nga një person. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama.

“Nesër duke qenë se gjithçka është e mbyllur, pensionistët, mund të dalin. As për vizita, as për dominio, por për ajrosje. Deri në 11 të paradites dhe jo më shume se me nje person, po duke ruajtur distancën”,- u shpreh Rama.

Në një kohë kur duke nisur nga sot pasdite e deri ditën e hënë nuk do të lejohet dalja e qytetarëve apo dhe automjeteve në rrugë, të vetmit të privilegjuar nesër do të jenë pensionistët.

Pasi Covid-19 shpërtheu edhe në Shqipëri, qeveria mori një sërë masash, siç ishte dhe ndalimi i daljes në rrugë të pensionistëve. 

Artikulli i mëparshëmEnca e thyen karantinën për…(FOTO)
Artikulli i radhësCOVID-19/ Masat e distancimit duhet të jenë të ashpra. Italia hedh hapa drejt hapjes