Amnistia fiskale/ Për kë bëhet dhe kush përfiton?

0

Kryeministri shpalli se nga kjo nisëm do të fitojnë kryesisht dy kategori: “Ajo do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë ayre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe atyre që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë joformale që kanë” tha ai.

Kjo amnisti sipas kreut të qeverisë, ndalon riciklimin e të ardhurave nga aktivitete kriminal dhe nga korrusioni.

“Përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veorimtarinë kriminale që është subject direct i veprimtarisë së ligjit special dhe të OFL, po ashtu përjashtohen të gjithë politikanët, zyrtarët e lartë bashkë me rrethin e tyre familjar dhe të gjithë ata që janë në radhët e Policisë së shtetit, gjykatësve, prokurorëve apo në radhët e rangjeve të larta të administrates”-tha Rama i cili shtoi se kjo është një gjë që duhet kryer sa më shpejt. “Jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentit të hapur për konsultime me grupet e interesit, që brenda një afati të arsyeshëm, uroj brenda majit, parlamenti të mund ta miratojë”- tha Rama.

Por ekspertët e ekonomisë mendojnë se filtrimi total i parave të ardhura nga krimi është i pamundur. Kur shefi i qeverisë e hodhi për herë të parë këtë ide, ekonomisti Pano Soko shfaqi rezerva ndaj saj. “Njerëz të cilët do të fshihen nën petkun e emigrantit që kanë punuar në Itali, apo Greqi, dhe kanë bërë këto para, do të sjellin para që i kanë prodhuar në rrugë të tjera. Të gjitha këto para të prodhuara nga aktivitete kriminale do të vijnë në Shqipëri do të deklarohen si para të prodhuara në punë të zezë në emigracion, dhe në fund këtu do t’i hapet rruga një fluksi të madh parash të zeza që të futen në sistem. Ti nuk e vërteton dot nëse ka punuar në të zezë, pasi presupozohet se nuk ekziston”, theksoi ai.
Ndërsa ish zv ministrja e financave në qeverinë Rama 1, Irena Beqiri shprehu skepticizmin e saj lidhur me faktin se amnistitë e shumta e humbasin vlerën. “Që prej 2012 kemi bërë 4 amnisti. Një të përgjithshme në 2011 , 2 Rivlersime pasurish të patundshme 2016, 2020, Falje detyrimiesh gjobash dhe penalitetesh 2016. Kjo qe propozohet eshte e 5-ta” tha me dyshim ajo.
Për Ardian Civicin problemi i kësaj amnistie është moral lidhur me pabarazitë që ajo krijon në shoqëri: “Sepse një pjesë e bizneseve që janë gjendur përballë konkurrencës së pandershme, tani përballen me faktin që pas kësaj amnistie janë të gjithë të barabartë. Këtu kërkohet edhe kompromisi i kësaj kategorie”, u shpreh ai duke theksuar se atao vende që marrin masa të tilla “krijojnë disa lehtësira fiskale për një ose dy vite për bizneset e rregullta, që në një farë mënyrë të balancohet efekti i amnistisë”.

Por pavarësisht nga këto mëdyshje kryeministri ka theksuar se ai do ta kalojë me shpejtësi këtë nismë të re, madje duke thënë se parlamenti do të votojë me shumicë të cilësuar edhe depenalizimin e atyre që përfitojnë, duke pasur kështu për qëllim ngjalljen e besimin për një fluks parash sa më të madh dhe sa më të nxituar në kohë. Pavarësisht se mbulesa politike po bëhet për kursimet e emigrantëve të cilave Rama u vuri shumë theks në fjalimin e tij, qëllimi është përthitjja e do çdo lloj paraje pavarësisht nga ngjyra, për të rimëkëmbur ekonominë e goditur rëndë nga kriza./ lapsi.al

Artikulli i mëparshëmKosovë/ Grenell nxiti puçin kundër qeverisë. Kurti akuza të forta të dërguarit special të Trump
Artikulli i radhësÇfarë do të thotë për ekonominë globale çmimi i naftës nën zero