OBSH: “Imuniteti i tufës” nuk është arritur

0

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se ndoshta ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’ ende nuk është arritur.

“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej,” – tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar se deri më tani nuk janë gjetur shenja antitrupash në gjak, që të provojnë se të shëruarit nga pandemia kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, të cilët janë infektuar sërish ka pësuar rritje ditët e fundit, gjë që ka ngritur edhe shqetësimin lidhur me funksionimin e antitrupave në organizëm.

Deri më tani shpresohej se personat e shëruar nga COVID-19 do të fitonin imunitet, por së fundmi në shumë vende çdo ditë e më shumë raportohen infektime të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën sesi ‘vepron’ virusi.

Artikulli i mëparshëmThaçi: Javën e ardhshme me qeveri të re
Artikulli i radhësBasha nxjerr planin me 5 pika për të dalë nga emergjenca