Komisioni i ligjeve miratoi sot propozimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020.
Në mbledhjen e zhvilluar online dhe të drejtuar nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Me shumicë votash, komisioni miratoi projektvendimin “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243 datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave” deri në datën 23.6.2020.
Pro këtij projektligji votuan shumica e deputetëve në Komision, ndërsa deputetët Alban Zeneli dhe Andi Përmeti abstenuan.