Një person është qëlluar për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në qytetin e Korçës.
Mësohet se viktima është një 67-vjeçar.
Ai është qëlluar me thikë nga persona të panjohur teksa po kthehej në banesë.
Janë ende të paqarta motivet, rrethanat e krimit dhe identiteti i viktimës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Kjo është vrasja e parë që prej kohës kur në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë nga koronavirusi.