Në një kohë kur vendi u trondit dje nga dy vrasje më armë, në të cilat pati 4 viktima, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ky i fundit, përmes një statusi në Facebook ka komentuar Kodin e ri Penal, që sipas tij, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, në këtë kohe nuk duhet të lëvizte as miza.
Sipas Manjanit, krimi vazhdon të shëtisë i lirë sipas qejfit, ndërkohë që nuk i kurseu ironitë për kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se: “As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman”.
MESAZHI I MANJANIT
Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.
Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.
Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.
2×2=jetë njerëzish!
As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..
Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…