
Adi Zhupa, një nga fotografët më të njohur në Elbasan ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, për shkak të një aksidenti që ka pësuar Zhupa.
Mësohet se Zhupa është rrezuar aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë tij, ku ishte ngjitur të priste disa degë që i pengonin dritaren e shtëpisë.
Pavarësisht dërgimit në spital, fotografi ka ndërruar jetë dhe nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga rënia.