Gjobiten në Gjirokastër me 1 milionë lekë të reja 4 bar-kafe që ishin hapur, brenda edhe personel shëndetësor

0

Ato janë gjetur të hapur në kundërshtim me urdhrat e dhëna nga qevria dhe kanë pasur 10-15 klientë brenda.

Sipas kreut të Inspektoriatit Shëndetsor Edi Sinoimeri njësitë janë konstatuar të hapura kundër rregullores.

Njëra prej kafeneve, pranë spitalit rajonal të Gjirokastrës kishte brenda në momentin e kontrollit personel të shërbimit shëndetsor.

Një tjetër kafe e vendosur në periferi të qytetit ishte e mbushur me klientë që ushtrojnë aktivitete në atë zonë.

8 klientë u konstatuan brenda një tjerër kafeneje në afërsi të Drejtorisë së Shërbimit Rrugor dhe njësia e katërt u gjet duke shërbyer për klientë në qytezën e Këlcyrës.

Artikulli i mëparshëmShpërndahen 23 mln euro nga paketa e dytë për 70 mijë punonjës, pjesa më e madhe biznes i vogël, s’përfiton turizmi
Artikulli i radhësMotoGP anulon zyrtarisht garat e Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës