Gjatë ditëve të karantinës, dyshja ka ndarë me ndjekësit, gjithë ç’ndodhi në 2016-ën, kur gjërat mes tyre nuk “përfunduan dhe aq mirë”.
Teksa lundronin në një varkë, të sapomartuarit treguan se si lanë pas gjithçka në të shkuarën dhe u rikthyen për një fund të lumtur. Justin, i vetëdijshëm për dhimbjen që i kishte shkaktuar Hailey-it gjatë asaj kohe, dëgjohet t’i thotë: “Si arrite të besosh sërish tek unë? Ku e gjete atë forcë?”
”Një gjë ka qenë me rëndësi për mua që nga koha që ne të dy u ndamë jo dhe aq mirë. Unë isha vetëm me veten time! Nuk doja të gjeja ngushëllim e ta hidhja veten në krahët e dikujt tjetër. Merresha me gjëra të tjera për t’u shpërqëndruar apo për të harruar. Flisja me njerëz, dilja me ta, por kurrë nuk kërkova për ditë që të zinte vendin tënd. Nuk doja ta mbushja atë boshëllik ashtu. E lashë veten të ndjeja çfarë po ndjeja. E di që është dëshpërim kur ndjen se ke humbur diçka që ti e dojë, e doje shumë…”
Sado e egër të tingëllojë, Hailey mendon se ndarja ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte sepse pas rikthimit ishte 100% e sigurtë që donte të ishte me të. Kur e takoi pak kohë më vonë, Baldëin u shokua sa shumë ishte pjekur dhe rritur burri i saj i ardhshëm.
“Të dy ne kishim nevojë për falje. Të dy bëmë gabime.”- shtoi Justin dhe sigurisht që Hailey ra dakord me të.