Ka vetëm 20 viktima nga COVID-19, por Zelanda e Re merr vendimin drastik: Nuk do hapë kufijtë për një kohë të gjatë

0

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se vendi i saj nuk do t’i hapë kufijtë me pjesën tjetër të botës “për kohë të gjatë”.

Kufijtë janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ardern i bëri komentet pasi mori pjesë në mbledhjen e kabinetit të Australisë, përmes një videoje.

Dy palët diskutuan për mundësinë që njerëzit të lëvizin midis Zelandës së Re dhe Australisë pa pasur nevojë për t’iu nënshtruar karantinës. Por, shtoi Ardern, vizitorët nga vende të tjera nuk do të lejohen.

“Ne nuk do të kemi kufij të hapur për pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë”, tha Ardern.

Turizmi është një nga industritë më të mëdha të Zelandës së Re, që punëson gati 10% të fuqisë punëtore të vendit dhe kontribuon pothuajse në 6% të bruto prodhimit të brendshëm.

Shumica e vizitorëve janë nga Australia, pastaj nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zelanda e Re ka më pak se 1,500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 20 viktima. Javën e kaluar, ajo ka lehtësuar disa masa të izolimit.

Australia – e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh apo pesë herë më shumë se Zelanda e Re – ka gati 7,000 raste dhe 96 viktima/Rel

Artikulli i mëparshëmSi po nis jeta në Europë pasi më e keqja e Covid-19 kaloi? Ja masat që po heqin shtetet, nga Kroacia deri në Spanjë
Artikulli i radhësMenaxhimi i krizës nga COVID-19/ Gjermania sërish një hap përpara Francës