
Ditët e fundit ka bërë bujë në media lajmi se dy gazetaret, Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, rezultonin të punësuara tek UKT, me paga relativisht të larta.
Pas kësaj zhurme mediatike dhe reagimit të dy gazetareve që hodhën poshtë akuzat e shumta, ka ardhur një deklaratë e fortë edhe nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Nëpërmjet një postimi në rrjtet sociale, Manjani shkruan se fatkeqësisht gazetaria e humbi gazetaren Mira Kaxhani.
“Më vjen sinqerisht keq që gazetaria e humbi gazetaren Mira Kazhani.
Pushteti monist e bëri atë zëdhënëse, për fat të keq..! Në përpjekje për ta mbrojtur, pushteti e degjeneroi dhe më keq. Në këtë pikë ska më rëndësi ku e merr dhe sa e ka rrogën.
Gazetar është profesion i bukur. Liria në mendim, profesionalizmi, llogjika dhe etika në renditjen e argumentave e bëjnë gazetarin të dëgjueshëm e të lexueshëm. Mira Kazhani lexohej shumë mirë si gazetare.
Tashmë si zëdhënëse humbi goxha nga këto cilësi. Edhe sikur për një vit rrjesht Ajo të kritikojë UKT e Rilindjen, prap nuk konkuron dot si më parë…
Në fakt ky është qëllimi i pushtetit, të transformojë njerëzit e lirë…
Më vjen vërtetë keq!
Ndërsa, prezantuesen e Top Channel nuk e njoh si gazetare. Në fakt as si prezantuese nuk i kam parë asnjë emision. Gjykoj se rasti i saj dëmton më shumë televizionin ku punon sesa atë vetë.
Nuk kam ça t’i shtoj më arsyetimeve të shumë kritikëve të tjerë, mbi shpërdorimin e parave publike që pushteti bën për propagandë!
Punët e këtij pushteti monist u panë tashmë. Sa të jenë akoma aty vetëm dëme do sjellin.”, shkruan Manjani.
