Meta, Rama, Ruçi homazhe të përbashkëta në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

0

Ndonëse ky 5 Maj u kujtua pa ceremonitë e zakonshme për shkak të pandemisë së COVID 19, në Varrezat e Dëshmorëve, krerët më të lartë të Shtetit zgjodhën të ishin bashkë.

Kështu, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci janë përkulur bashkë përpara të rënëve për Atdheun dhe kanë vendosur kurora me lule në nderim të tyre.

Kohët e fundit në media është folur për një zbutje marrëdhëniesh mes Presidentit e Kryeministrit, nisur nga miratimi që Meta i bëri ndryshimeve në Kodin Penal.

Artikulli i mëparshëmShkrepen imazhet më të pastra të Hënës të fotografuara ndonjëherë (FOTO)
Artikulli i radhës“Pas 11 majit rregulla të reja për automjetet”- Ministrja Manastirliu flet edhe për rritjen e riatdhesimeve duke nisur nga…