Mjekja flet për incidentin në Itali: Në hotel po këndoheshin këngë shqiptare kur erdhi policia

0

Ornela Gelaj, një nga mjekët shqiptarë që shërbeu për 1 muaj në Itali ka folur për eksperiencën e saj në spitalet e Breshias. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Gelaj ajo tregoi dhe për incidentin që kishin pasur në ditën e fundit me policinë.

“Pavarësisht se unë nuk isha prezente nuk isha në ndodhi, mund të them ato që di. Në grupin tonë kishte një pjesë dhe familjarë dhe kishte emocione që do ktheheshin në familje. Pak të emocionuar se na bënë dhe një pritje në spital atë natë, nuk është e vërtetë ajo që u tha në media.

Në hotel, u mblodhën në një dhomë dhe kënduan këngë shqiptare. I kapi euforia siç jemi ne si popull ballkanas. Por nuk ishte aq situatë e rëndë sa u bë. Ndoshta janë përpjekur që t’u shpjegojnë situatën policëve”, – u shpreh mjekja.

Artikulli i mëparshëmBiznesi i dyshimtë i maskave kundër COVID-19 në instagram
Artikulli i radhësKontrolloni mirë ftesat për Zoom, hakerët po bëjnë mashtrime të shumta duke vjedhur të dhënat