Sulmuesi i Juventus Paulo Dybala feston negatizvizimin nga covid-19
Sulmuesi 26 vjeçar i Juventus Paulo Dybala ka fituar përfundimisht betejën me koronavirusin.
Ka qenë vetë sulmuesi që ka publikuar pak më parë një foto në profilin e tij, duke parë qiellin, ndërsa shkruan se fytyra e tij i tregon të gjitha.
“Imazhi im i thotë të gjitha, më në fund u shërova nga Covid-19
Fytyra ime i thotë të gjitha, jam shëruar përfundimisht nga Covid-19
Fytyra ime i thotë të gjitha: më në fund u shërova nga Covid-19”, shkruan Dybala dhe ndan me fansat foton e mëposhtme.
Kujtojmë se 26 vjeçari konfirmoi më datë 21 mars se ai dhe e dashura e tij ishin me covid-19 dhe u izoluan menjëherë. Por vetëm sot Dybala ka fituar betejën me covid-19 pasi katër herë radhazi që u testua rezultonte pozitiv.